PËRPARA SE TË NA VIZITONI!

WAIVER

Çdo pjesëtar i ri para se të provojë climbing duhet të firmosë një waiver* e të dëgjojë instruksionet e herës së pare (nuk zgjat më shumë se 3 minuta) — një shpjegim i palestrës dhe rregullave të para të shtëpisë tënde të re, kur ja jashtë shtëpie.

Ju lutem kuptoni që duhet të jeni mbi 16 vjeç për të ardhur vetëm. Ndryshe, një person madhor duhet t’ju shoqërojë ndërkohë që ju ngjiteni, ose të jeni pjesë e Kids Climbing Club ku staffi ynë do të kujdeset për ju.

*Waiver është formulari i regjistrimit si dhe i përgjegjësive personale, ju lutem plotësoni WAIVER-in online, por dhe nëse harroni do të gjeni formular tek ne! 

USHQIMI

Ushqimi është mjaft i rëndësishëm, nëse doni të testoni limitet tuaja fizike, e të shmangni rënien e energjive në mes të ngjitjes. Si të jesh një profesionist apo një fillestar sigurohuni të keni marrë një snack të balancuar të paktën 30 minuta para ngjitjes që të jeni të gatshëm të shpërtheni potencialin tuaj të vërtetë! 

*Frutat gjatë pushimeve janë të preferuarat e stafit, por dhe ndonjë çokollatë nuk vret


VESHJA

Ne ju rekomnadojmë të vishni rroba të lirshme, elastike dhe të ajrosshme. Ndonjëherë do të gjeni dhe bluza të krijuara me dashuri nga ne! Gjithsesi kini parasysh që rrobat tuaja do të zbardhen pak nga pluhuri magjik* i climbing.

*Magnezi: i përdorur që nga gjimnastët deri tek peshëngritësit olimpik, dhe nga climberat padyshim. Ne të gjithë zakonisht përdorim, por duke mbajtur parasysh mos e bëjmë dhe ajrin e bardhë. 

PASI MBËRRIN

 
ORIENTIMI

Mos ngurroni të pyesni për çfarëdolloj gjëje. Kur të vini, dikush nga Staffi ynë, apo dhe nga komuniteti, do t’ju shpjegojë gjithçka, që nga ku të ndërroheni e deri kur të lini këpucët apo sendet personale. Më pas do ju shpjegojmë sigurinë, kapjet e itineraret, dhe TADAAAM, jeni gati për tu ngjitur!

 

KËPUCËT

Këpucët për climbing duhet të vishen përherë kur ngjiteni në mur apo futeni në zonën e ngjitjes! Nëse nuk keni mund të merrni me qera tek ne, apo të siguroheni të sillni këpucë të pastra nga shtëpia. Ju lutem mos shkelni jashtë me këpucët për climbing, çfarë keni shkelur jashtë mund ta kapni me dorë më pas, kijeni përherë parasysh.

DOLLAPËT

Keni marrë sende të tjera me vete, pa problem, Rock Tirana ju vë në dipoziocion dollapet*, përdorni këdo që gjeni bosh. Ju lutem ti zbrazni kur të ikni kështu që tjetri që vjen ka një vend për sendet e tij. 

*Dollapet janë pa çelës! Ne ruajmë përherë njëri tjetrin dhe kemi besim të plotë tek komuniteti ynë

HIDRATIMI

Climbing do ju zgjojë muskuj që as nuk ju dinit ekzistencën. Ndonjëherë dhe do t’ju kap ngërçi! Për ta shmangur, kujtohuni të merrni shishe uji me vete, të cilën mund ta rimbushni përherë tek ne. Ne jemi fansa të ujit, por jo të plastikës. Kujtohuni përherë të merrni bidona të ripërdorshëm, ose në rast se keni harruar do të gjeni filxhan të cilët mund ti lani e ti përdorni! Ju lutem lajini pas përdorimit. 

 

GJATË VIZITËS

SHPËRNDA FRYMËN E ROCK TIRANËS

Ne guxojmë të jemi ndryshe si dhe krenohemi me diferencat. Na ndihmoni të shpërndajmë një frymë ndryshe e tolerante dhe mos harroni të shpërndani çastet tuaja më të bukura tek ne me #RockTirana.

 
RESPEKTO VETEN +  KOMUNITETIN 

Nëse rastis që të mos respektoni rregullat, stafin apo komunitetin, mund dhe t’ju kërkojmë të largoheni. Respektivisht kuptohet.

 
SHIKO LART ↑

Kujdesuni përherë për rrethinat tuaja. Climbing është një sport i rrezikshëm, përherë kini një sy hapur dhe një lart.

 
Respektoni misionin* tonë

Ne përpiqemi të promovojmë një sens përkatësie të diçkaje më të gjërë sesa vetë sporti, të një komuniteti që sfidon realitetin dhe gjen mbështetje tek njëri tjetri pa patur parasysh, moshë, gjini, besim, ideologji apo orientim, duke sfiduar vetveten në përballjen me limitet e tua fizike apo psikologjike.

*Rock Tirana  është një “third place” ku alpinistët kanë mundësinë të krijojnë lidhje me alpinistë të tjerë, të sfidojnë kufijtë e fizikut të tyre, si dhe të mësojnë rreth sportit e vetes. Rock Tirana ka si qëllim krijimin e një komuniteti alpinistësh, që të përshtasin një mënyrë të re të të jetuarit, duke dhënë një  shembull të gjallë se si njerëzit duhet të përballen me kurajë kundrejt sfidave të jetës.

 

PAS VIZITËS

 
Ftoni miqtë tuaj të ndani një eksperiencë

Nëse blini një abonim tek ne, mund të sillni dikë që ta provojë falas!

 
Na ndiqni në Facebook dhe Instagram

Na ndiqni që të merrni vesh më të rejat apo dhe të pyesni për më shumëi nformacion!

 

KINI PARASYSH

*Climbing është një stërvitje full body dhe nëse keni ndonjë komplikacion vizitoni doktorin për të marrë të dhëna paraprake. Gjithashtu, nëse je i ri në Rock Tirana, mos ngurro të pyesësh apo të kërkosh ndihmë! Ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë, në fund të fundit, dhe ne kemi qënë fillestar njëherë. 

*Climbing është një sport komuniteti, tregohu miqësor dhe do të gjesh vetëm pozitivitet në komunitetin tonë! Ne krenohemi për lidhjen që është krijuar midis anëtarëve tanë. 

*Mundohu ta dëgjosh përherë trupin tënd, në fund të ditës është prioriteti yt më i rëndësishëm. Mbaje shishen e ujit afër dhe mëndjen pozitive! Ndihmon përherë!

Shihemi së shpejti në palestër!